Benzema tani kërkon rekordin e Messit

Futboll

Benzema tani kërkon rekordin e Messit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:03
Benzema tani kërkon rekordin e Messit

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka marrë një çmim të veçantë dhënë nga tifozët, “Lojtari me pesë yje”, për muajin mars. Francezi e ka marrë këtë trofe që i jepet lojtarit më të mirë të Realit në këtë muaj për rendimentin e shkëlqyer mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

Çmimi i dhënë për Benzemanë ka ardhur dje, 24 orë përpara se Reali i Madridit të përballet me Çelsin në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Championsit.

Takimi ndaj Çelsit dhe ecuria e mëtejshme e Realit të Madridit në rast kualifikimi mund ta ndihmojë Karim Benzemanë të arrijë rekordet e vendosura nga Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Ylli portugez dhe ai argjentinas janë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në fazën e eliminimeve direkte në një edicion të vetëm në Ligën e Kampioneve. Dhe Benzema është vënë në ndjekje të tyre. Lionel Mesi ka shënuar 8 gola në fazën e eliminimeve direkte në një edicion të vetëm, në atë 2011- 2012.

Ndërkohë që rekordi absolut mbahet nga Kristiano Ronaldo që ka shënuar 10 gola në fazën e eliminimeve direkte në edicionin 2016-2017 të Ligës së Kampioneve.

Benzema nga ana e tij numëron 6 gola në këtë edicion në Champions në fazën e eliminimeve direkte dhe gjasat janë që ky numër të rritet, veçanërisht nëse Reali arrin të kalojë Chelsea në çerekfinale. Vetë sulmuesi francez, duke folur për ndeshjen e kthimit kundër Çelsit, ka dhënë dhe formulën që i duhet Realit për të shkuar më tej.

“Nëse duam të kualifikohemi, duhet të luajmë si në takimin e vajtjes. Jo vetëm kaq, por duhet të zbresim në fushë jo për të administruar epërsinë e takimit të parë, por të kërkojmë të fitojmë. Ne duhet t’u tregojmë të gjithëve se e meritojmë të shkojmë në gjysmëfinale”, ka thënë Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat