Kombëtarja heq dorë dhe e refuzon miqësoren

Futboll

Kombëtarja heq dorë dhe e refuzon miqësoren

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:19
Kombëtarja heq dorë dhe e refuzon miqësoren

Të gjitha ekipet ruse të futbollit janë pezulluar nga FIFA dhe UEFA. Rusia nuk kishte të drejtë të luante në play-off-in e Kupës së Botës dhe ndërkohë që vazhdon pusht.imi rus në Ukrainë, nuk do të ketë ndeshje zyrtare. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet ruse që duhet të luajnë garat evropiane.

Në mungesë të ndeshjeve zyrtare, përzgjedhësi Valery Karpin ka mbledhur së fundmi lojtarët dhe kanë luajtur një ndeshje stërvitore, të cilën mediat ruse e kanë cilësuar si ndeshjen më të “çuditshme” në histori.

Mediat ruse raportuan dje se Rusia do të luante një ndeshje miqësore me Iranin në fillim të qershorit, por një mohim mbërriti nga Federata iraniane e Futbollit. Iranianët pohojnë se axhenda e tyre është e ngjeshur dhe se tashmë po përgatiten për paraqitjen në Katar.

Në bazë të raportimeve, besohet se iranianët do të ndëshkoheshin nga FIFA, e cila është gati të ndëshkojë dhe të gjithë të tjerët nëse do të pranonin të luanin me rusët që janë në “listën e zezë” dhe aktualisht nuk ekzistojnë për federatat botërore dhe evropiane të futbollit. derisa situata të stabilizohet në Ukrainë ku luft.a zgjat më shumë se 50 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat