Braziliani largohet nga Premier League

Futboll

Braziliani largohet nga Premier League

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:50
Braziliani largohet nga Premier League

Fernandinho ka vendosur të largohet nga Manchester City me të mbaruar sezoni aktual.

Mesfushori nuk ka pasur minutat e dëshiruara dhe kërkon që në të ardhmen të gjejë më shumë hapësira duke marrë në konsideratë se në moshën 36-vjeçare nuk i kanë mbetur edhe shumë vite karrierë. Braziliani së fundmi ka theksuar se do të rikthehet në vendlindjen e tij pas 20 viteve karrierë në Europë.

“Nuk do të rinovoj kontratën, dua të luaj më shumë dhe me siguri do të rikthehem në Brazil. Këtë vendim e kam marrë së bashku me familjen time dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, jam i sigurt se sezonin pasardhës do të luaj në vendlindjen time”, u shpreh Fernandinho.

Kujtojmë se etapa e parë e Fernandinho në Kontinentin e Vjetër ishte me Shakhtar Donetsk ndërsa është pjesë e City prej nëntë sezonesh duke fituar edhe 11 trofe në radhët e The Citizens. Vlen të theksohet fakti se trajneri Pep Guardiola dëshironte ta kishte ende pjesë të organikës mesfushorin edhe për sezonin e ardhshëm, megjithatë familja dhe vetë lojtari kanë vendosur ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat