Ngritja dhe rënia e mesfushorit italian

Futboll

Ngritja dhe rënia e mesfushorit italian

Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:43
Ngritja dhe rënia e mesfushorit italian

Ngritja dhe rënia e mesfushorit italian, Jorginho, ndodhi shumë shpejtë.

Ai kapi majat kur me Italinë fitoi Euro 2020, ku madje ishte edhe kandidat për Topin e Artë. Por tashmë duket se ai është vetëm në rënie. Mediat angleze shkruajnë se ndeshja ndaj Real Madrid në Champions mund të ketë qënë ndeshja tij e fundit me Chelsea në Champions League.

Jorginho u fut dje në fushën e lojës në minutën e 106-të duke zëvendësuar Kovaçic, por nuk arriti të bënte diferencën. Kontrata e tij skadon në vitin 2023, kështu që nëse nuk do të ketë rinovim kontrate, atëherë Chelsea do ta nxjerrë në shitje për të fituar të ardhura nga kartoni i tij.

Tuchel po fillon të preferojë kroatin Kovaçic në vendin e tij, dhe duket se po e bënë shumë mirë atë rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat