Monaco fiton me rezultat të ngushtë

Futboll

Monaco fiton me rezultat të ngushtë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:18
Monaco fiton me rezultat të ngushtë

Monaco ia ka dalë të triumfojë 2:3 në transfertën ndaj Rennes, një rival direkt për zonën Champions dhe ka rindezur shpresat për t’u renditur në treshen kryesuese deri në fund të sezonit.

Skuadra e principatës franceze pësoi gol që në minutën e tretë, por riktheu baraspeshën në të 12-ën dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera, duke marrë tri pikë me mjaft vlera, që e ngjitin në kuotën e 53 pikëve, tre më pak se Rennes i vendit të tretë.

Një përballje direkte për zonën Champions u zhvillua edhe në Spanjë, me Real Sociedad që priti andaluzianët e Betisit, teksa para sfidës nuk munguan as përplasjet e dhunshme mes dy tifozërive.

Gjithsesi 90-minutëshi prodhoi rezultatin e bardhë 0-0, që i shkon përshtat Atleticos së Madridit, pasi nëse ia del të fitojë të dielën, nis edhe blindimin e pozitave në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat