KFV Forca, të dielën në Shtip e pret “lufta” për vendin e parë

Futboll

KFV Forca, të dielën në Shtip e pret “lufta” për vendin e parë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:29
KFV Forca, të dielën në Shtip e pret “lufta” për vendin e parë

15 prill – Në derbin e javës së 19-të të Ligës së parë të Maqedonisë në futsall, të dielën (ora 18:30) në Shtip do të takohen Astibo dhe KFV Forca nga Kumanova, shkruan Open-TV.

Astibo është në vendin e katërt me 34 pikë, kurse Forca e dyta me 42 pikë, një pikë dhe një ndeshje më pak se lideri Kegi Mebi nga Velesi.

Me fitore eventuale, KFV Forca do të jenë një hap drejtë elitës së futsallit.

KFV Forca në javën që shkoi e mposhti Kegin me rezultat 7-5. Trajneri Gazmend Hiseini është optimist se seria e rezultateve pozitive do të vazhdojë edhe në Shtip.

“Edhe këtë javë nëse fitojmë, atëhere e sigurojmë vendin e parë, pasi në javën që pason ne kemi ndeshje, ndërsa konkurenti ynë duhet të pushojë. Ne jemi optimist se do të shënojmë fitore të re dhe kështu të ngjitemi në pozitën e liderit”, deklaroi trajneri Gazmend Hiseini për Open-TV.

KFV Forca në 17 ndeshje të luajtura ka 13 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat