​Vdekja e fëmijës së Ronaldos, vjen reagimi i nënës së tij

Futboll

​Vdekja e fëmijës së Ronaldos, vjen reagimi i nënës së tij

Më: 18 prill 2022 Në ora: 21:53
Ronaldo

Futbollisti portugez dhe partnerja e tij kanë marrë mesazhe të shumta mbështetjeje pas lajmit të trishtuar.

Cristiano Ronaldo njoftoi sonte se një nga binjakët që kishte pritur me Georgina Rodriguez kishte ndërruar jetë.

Pasuan komente të shumta nga miqtë dhe njerëz që e respektonin portugezin.

Felipe Melo, një futbollist brazilian, ka shkruar: “Zoti sheh gjithçka, më vjen keq, legjendë”.

Po ashtu foli edhe sprinteri xhamajkan Johan Blake, ndërsa mesazhe ngushëllimi dërguan edhe Edinho, Alex Telles, David de Gea, Alvaro Morata, Diogo Dalot, Kevin Prince Boateng.

Mesazhet e mbështetjes për Ronaldo-n i kanë dërguar edhe Sporting dhe Manchester United.

“Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Ne dërgojmë dashuri dhe forcë për ty dhe familjen tënde në këtë moment, Cristiano”, thanë nga United.

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano, e ka pasur të vështirë lajmin për vdekjen e nipit të saj dhe ka lënë një emoji të trishtuar në njoftimin e Ronaldos.

Lajmi la në mosbesim edhe futbollisten e njohur Marta, mikun e Cristiano-s, Badr Hari dhe personazhe të tjerë të famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat