Skuadra angleze mund të festojë

Futboll

Skuadra angleze mund të festojë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:33
Skuadra angleze mund të festojë

Skuadra angleze mund të festojë...

Mbrëmjen e sotme në orën 20;45 Fulham do të përballet me ekipin e Preston dhe nëse nga ky takim sigurohen 3 pikët, atëherë vendasit do të festojnë rikthimin në Premier League pas një sezoni në Championship.

Një sezon shumë i mirë për “Të bardhët”, që kryeson kampionatin me 83 pikë, një diferencë prej 10 pikësh nga vendi i tretë që shkon në “Play-off” për të fituar një vend në elitën e e futbollit anglez.

Protagonist absolut i kësaj skuadre ishte Aleksandar Mitroviq, i cili ka shënuar 38 gola në 39 ndeshje që është aktivizuar. Fulham u rrëzua sezonin e shkuar nga Premier League dhe pas një viti në purgator, tashmë është gati të konfirmojë rikthimin në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat