Drejtuesit e Interit i japin shpresë Lukakut

Futboll

Drejtuesit e Interit i japin shpresë Lukakut

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:41
Drejtuesit e Interit i japin shpresë Lukakut

Romelu Lukaku nuk po kalon një moment të mirë tek Çlesi, me sulmuesin belg që përflitet gjithmonë e më shumë për një rikthim tek skuadra e Interit. Për të përforcuar dhe më shumë këto hipoteza ka menduar “La Gazzeta dello Sport”, e cila ka bërë të ditur se nga burime pranë klubit ka arritur të mësojë së Lukaku dhe drejtuesit e Interit kanë pasur komunikime të vazhdueshme në javët e fundit.

“Na prit, ki besim tek ne.”, janë fjalët që drejtuesit e klubit i kanë thënë Lukakut në komunikimet telefonike mes palëve, sipas asaj çka raporton e përditshmja italiane.

Kontaktet kanë qenë të shtuara në javët e fundit, gjë që shton dyshimet lidhur me atë çka do të ndodhë në merkaton e verës, koha kur pritet që Interi t’i afrohet Çelsit për të biseduar lidhur me një rikthim të mundshëm të 28-vjeçarit në Milano.

Sigurisht që vlera e lartë që Çelsi pagoi për lojtarin, si dhe problemet e tanishme me klubin janë pengesat kryesore të kësaj tratative, por mbetet për t’u parë nëse dëshira e lojtarit për një transferim në klubin zikaltër do t’i kalojë vështirësitë dhe të konkretizojë një rikthim të bujshëm te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat