Kupa e Italisë/Sot mësohet skuadra e cila do t’i bashkohet Interit në finale

Futboll

Kupa e Italisë/Sot mësohet skuadra e cila do t’i bashkohet Interit në finale

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:40
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes gjigantit italian Juventus dhe skuadrës së Fiorentinas, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Artemio Franchi”, Juventusi si mysafirë shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Fiorentinas.

“Zonja e Vjetër” do të synojë me çdo kusht fitoren sot, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për një titull në këtë sezon dhe t’i bashkohet Interit në finale të Kupës së Italisë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Ake, Chiesa, Kaio Jorge, Locatelli dhe McKennie, kurse te Fiorentina do të mungoj Castrovilli.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventusi (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Cuadrado, Zakaria, Arthur, Rabiot; Morata, Vlahovic

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Venuti, Igor, Milenkovic, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Gonzalez, Piatek, Ikone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat