Kabashi, një emër që vjen

Futboll

Kabashi, një emër që vjen

Nga: K.G. Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:37
Kabashi, një emër që vjen

Si gjithmonë Gjakova është vatër e talenteve të futbollit. 

Nga kjo trevë dolën emra të spikatur, nga Iljaz Sina, Zenun Brovina, Faruk Domi, Faton Domi, Ibrahim Domi, Kujtim Lleshi, Ardian Kozniku, Besnik Hasi, Açif Shehu, Avni Juniku etj.  

Antonio Marku e Getuard Kabashi, po luajnë me sukses në radhët e Vëllaznimit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Image

Vëllaznimi, në stinorin pranveror ju ka besuar në qendër të mbrojtjes Antonio Markut dhe talentit 18- vjeçar Getuard Kabashi i cili po tregon shumë formë të mirë. 

Kabashi ka qenë lojtar i juniorëve të Vëllaznimit por tash është aktivizuar në ekipin e parë. 

Kabashi po shkëlqen, i cili po i tregon vlerat e tij në këtë edicion, ku edhe kombëtarja e Kosovës mund të llogaris në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat