Juventusi hap bisedimet me Di Marian

Futboll

Juventusi hap bisedimet me Di Marian

Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:57
Angel Di Maria

Gjiganti italian, Juventus ka hapur bisedimet me mesfushorin e Paris Saint Germain, Angel Di Maria.

Di Maria ka kontratë me PSG deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk po arrihet.

Me shumë gjasë mesfushori argjentinas do t`i jep fund periudhës shtatëvjeçare në ‘Parc des Princes’, pas përfundimi të këtij sezoni.

Siç njofton gazeta e njohur italiane, ‘GianlucadiMarzo’, Juventusi ka hapur bisedimet me Di Marian.

‘Zonja e Vjetër’ pritet t`i ofron marrëveshje një ose dy vjeçare 34 vjeçarit.

Disa lajme raportonin se Di Maria preferon të kalojë në Argjentinë, pasi dëshiron që atje të përfundojë karrierën e tij si futbollist.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos mesfushori, në lidhje me të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat