Nagelsmann: Lewandowski do të qëndrojë me ne

Futboll

Nagelsmann: Lewandowski do të qëndrojë me ne

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:49
Nagelsmann: Lewandowski do të qëndrojë me ne

Robert Lewandowski dhe e ardhmja e tij është kthyer në një çështje që i ka bërë me dhimbje koke të gjithë te Bayern Munich.

Sulmuesi kërkohet nga Barcelona, ndërsa vetë polakut i duket tunduese kalimi në La Liga, duke u përballur edhe me faktin se te bavarezët nuk kanë ndërmend t’i rrisin pagën apo t’i ofrojnë një kontratë më të gjatë se 2-vjeçare.

Ndërsa gjerësisht në media është raportuar se kampionët e Gjermanisë i kanë vendosur një çmim prej 40 milionë euro kartonit të Lewandowskit, së fundmi për sulmuesin ka folur edhe trajneri Julian Nagelsmann.

I pyetur në konferencën për mediet të dhënë në prag të sfidës me Borussia Dortmund, tekniku theksoi se 33-vjeçari do të qëndrojë në Bayern, pasi ka kontratën edhe për një vit tjetër.

“Ai ka një kontratë dhe do të vazhdojë me ne”, deklaroi Nagelsmann, ndërsa kjo verë pritet të jetë shumë e trazuar te bavarezët, duke ditur se vetë sulmuesi dëshiron të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat