Rudiger shumë pranë kalimit në Real

Futboll

Rudiger shumë pranë kalimit në Real

Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:09
Antonio Rudiger

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger është shumë pranë transferimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Rudiger ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Kjo pasi qendërmbrojtësi duket se ka vendosur t`i jep fund periudhës pesëvjeçare me Chelsea.

Sipas ‘GianlucadiMarzio’ gjermani është shumë pranë kalimit te Real Madridi.

Performanca shumë e mirë e tij në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj gjigantit spanjoll ka bërë që ata të kërkojnë transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Rudiger ka pasur 47 paraqitje këtë sezon për Chelsea në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat