Gjasula, gati për duelin që e çon në Bundesligë

Futboll

Gjasula, gati për duelin që e çon në Bundesligë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:51
Gjasula, gati për duelin që e çon në Bundesligë

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, do të luajë sot sfidën më të rëndësishme të sezonit në kategorinë e dytë gjermane me skuadrën e tij Darmshtad.

Synimi i ekipit të shqiptarit është ngjitja në elitën e futbollit gjerman dhe për këtë vendimtare do të jetë përballja me St. Paulin.

Ekipi i 32-vjeçarit ndodhet në vendin e katërt në renditje, dy pikë më pak se St. Pauli, që është në pozitën e tretë, vend ky që të dërgon në “Play off”, ku përballja do të jetë me një ekip të Bundesligës 1.

Teksa kanë mbetur vetëm katër ndeshje nga fundi, edhe vendi i dytë që është Verder Bremen, është 3 pikë larg Darmshtadit.

Pra, çdo gjë është e hapur dhe një rezultat pozitiv do të ishte një hap i madh për Gjasulën drejt rikthimit në elitë. Mesfushori ka një rekord personal këtë sezon, ku në 20 ndeshje në kampionat, është ndëshkuar plot 11 herë me karton të verdhë dhe një herë me të kuq. Kjo tregon dhe nxjerr në pah lojën e fortë në mesfushë të lojtarit të Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat