Barcelona thyen rekordin e vetes brenda pak ditësh

Futboll

Barcelona thyen rekordin e vetes brenda pak ditësh

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:05
Barcelona thyen rekordin e vetes brenda pak ditësh

Një rekord i ri botëror për sa i përket numrit të shikuesve në një ndeshje futbolli për femra, i cili tashmë arrin në 91,648, është vendosur dje në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës.

Barcelona mposhti Wolfsburgun me rezultat 5:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në futbollin e femrave.

Rekordin e mëparshëm e mbante po e njëjta skuadër, Barcelona, dhe u vendos në muajin mars në “El Clasico” kundër rivalëve të përjetshëm, Real Madridit.

Ajo ndeshje do të ndiqej nga rreth 91.553 tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat