Feronikeli bie nga Superliga

Futboll

Feronikeli bie nga Superliga

Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:41
Feronikeli bie nga Superliga

Me humbjen e sotme në shtëpi ndaj Llapit, skuadra e Feronikelit edhe matematikisht ka rënë në Ligën e Parë.

Ekipi nga Drenasi më nuk ka gjasa për mbijetesë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezonit.

Ata gjenden në vendin e fundit në tabelë me 12 pikë, 21 më pak se vendi i tetë, që dërgon në play-out.

Ata në stinorin pranveror kanë luajtur vetëm me ekipin e juniorëve, pas problemeve financiare që i patën.

Deri tani në stinorin pranveror, Feronikeli e kanë arritur vetëm një pikë, në barazimin ndaj Ulpianës.

“Tigrat e Zi” janë shpallur tri herë kampion të Kosovës, në sezonin 2014/15, 2015/16 dhe 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat