Ia shpëtoi jetën tifozit, Drita e nderon! 

Futboll

Ia shpëtoi jetën tifozit, Drita e nderon! 

Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:27
Ia shpëtoi jetën tifozit, Drita e nderon! 

Drita e Gjilanit e nderon me mirënjohje mjekun Dr Bujar Fazliu, i cili ia shpëtoi jetën tifozit në tribuna në ndeshjen në Therandë mes Ballkanit dhe Dritës, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Mirënjohje për intervenimin jetik. Klubi ynë, FC Drita në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu.

Stafi ynë mjekësor, Dr Fazliu i asistuar nga fizioterapeuti i klubit, Leutrim Kërqeli dhe kolegët nga FC Ballkani ishin heronjtë e ditës, duke shpëtuar jetën e qytetarit që pësoi arrest kardiak.

Për gjestin human dhe profesional, FC Drita në shenjë simbolike shpërbleu me mirënjohje doktorin e klubit, duke uruar që qytetari i atakuar ta ketë kaluar këtë sfidë dhe të jetë mirë me shëndet”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat