Arrihet marrëveshja për blerjen e Chelseat

Futboll

Arrihet marrëveshja për blerjen e Chelseat

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:14
Arrihet marrëveshja për blerjen e Chelseat

Është arritur marrëveshja për blerjen e Chelsea ka mbetur vetëm miratimi i qeverisë së Britanisë së Madhe.

Bisedimet e gjata në lidhje me shitjen e gjigantit anglez tashmë janë drejt fundit.

Siç raporton gazeta zvicerane ‘Blick’ ka arritur marrëveshja në mes Roman Abramovich dhe Hansjorg Wyss e Todd Boehly.

Ka mbetur vetëm miratimi i qeverisë britanike dhe më pas gjithçka të zyrtarizohet.

Wyss dhe Boehly kanë ofruar një shumë mjaft të madhe për të blerë Chelsea 3.5 miliardë funtesh dhe siç duket Abramovich ka pranuar atë çmim.

Roman Abramovich është detyruar ta shesë ekipin anglez, pasi qeveria britanike i ka vendosur sanksione pas agresionit rus ndaj Ukrainës, sepse rusi njihet si një person i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Marrëveshja në mes dy palëve pritet të zyrtarizohet brenda ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat