E ardhmja e Erling Haaland vazhdon të jetë në dyshim

Futboll

E ardhmja e Erling Haaland vazhdon të jetë në dyshim

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:33
E ardhmja e Erling Haaland vazhdon të jetë në dyshim

E ardhmja e Erling Haaland vazhdon të jetë në dyshim. E vetmja gjë e sigurt është se norvegjezi do të largohet në fund të sezonit nga Borussia Dortmund.

Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Manchester United janë të gjitha të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar. Megjithatë, duket se Qytetarët janë në avantazh në krahasim me konkurrencën.

Në muajin prill, kampionët në fuqi të Anglisë duket se kanë parakaluar rivalët dhe tani pritet vetëm që të finalizohet marrëveshja me lojtari.

Manchester City kërkon t’i dhurojë Guardiola-s atë sulmues që trajneri katalanas e kërkon që nga momenti i largimit të Sergio Aguero-s.

Por, sipas të përditshmes The Sun, operacioni për Haaland mund të zhbllokojë edhe një operacion tjetër, atë që ka lidhje me rinovimin e Pep Guardiola-s.

Aktualisht, ish-trajneri i Barcelona-s është i lidhur me Citizens nga një kontratë deri në vitin 2023 dhe duket se është gati të nënshkruajë deri në qershorin e 2025-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat