Modriç: Besojmë te kualifikimi

Futboll

Modriç: Besojmë te kualifikimi

Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:23
Modriç: Besojmë te kualifikimi

Real Madrid do të kërkojë kualifikimin në finalen e Champions League ditën e nesërme kundër Manchester Cityt, takim që do të luhet në “Santiago Bernabeu” duke nisur që nga ora 21:00.

Një ndeshje e luftuar pritet të jetë ajo mes dy ekipeve, me takimin e parë që ka përfunduar në shifrat 4-3 për skuadrën e Pep Guardiolës.

Në konferencën për shtyp, në prag të kësaj përballje mesfushori i madrilenëve, Luka Modriç beson fort te kualifikimit në këtë kompeticion, pasi sipas tij, Reali është skuadra më e mirë në botë.

“Mezi po presim të zbresim në fushë, e dimë se çfarë duhet të bëjmë, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të shkuar në finale.

Kemi shumë besim, e dimë që nuk kemi luajtur një ndeshje të mirë në Mançester, por megjithatë arritëm të shënonim tre gola. Kjo skuadër ka kualitet dhe karakter, jemi një klub që ka fituar më shumë Champions League nga të gjithë, ky është një faktor që vlen shumë”.

"Duhet të futemi në fushë me besim, energji dhe agresivitet për të treguar se jemi skuadra më e mirë në botë. Do të japim gjithçka në fushë edhe tifozët do të jenë shumë të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat