Ancelotti: Atmosferë e mirë. E dimë që do të jetë e vështirë

Futboll

Ancelotti: Atmosferë e mirë. E dimë që do të jetë e vështirë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:54
Ancelotti: Atmosferë e mirë. E dimë që do të jetë e vështirë

Reali i Madridit pret në sfidën e kthimit të fazës gjysmëfinale, Manchester Cityn, me rezultatin e takimit të parë që përfundoi me shifrat 4-3 për “Qytetarët” e drejtuar nga Guardiola. Përpara sfidës, Carlo Ancelotti.

Foli në konferencën për shtyp, duke besuar te një kthim i rezultatit.

Gjendja e lojtarëve? – "Ata janë të përqendruar.

Është një ndeshje e rëndësishme, një mundësi e madhe për të luajtur një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.

Atmosferë e mirë. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne jemi të sigurt në vetvete. Kemi një disavantazh të vogël, por do ta menaxhojmë nesër", tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat