Cassano kritikon rëndë edhe serbin: Nuk e njoh...

Futboll

Cassano kritikon rëndë edhe serbin: Nuk e njoh...

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:16
Cassano kritikon rëndë edhe serbin: Nuk e njoh...

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane Antonio Cassano njihet si një kritik i madh dhe këtë herë vikti.më e tij ishte trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. Ish-lojtari i Romës, Realit, Milanit dhe Interit ka folur për Bobo TV për dështimin e Juventusit, i cili nuk ishte konkurrues në luftën për titull dhe dështoi në Champions League.

“Thonë se nuk mund ta shkarkojnë Alegrin sepse fiton dhjetë milionë euro. Unë them se për këtë duhet të shkarkohet. Ai shpenzoi 100 milionë euro në janar dhe do të përfundojë i katërti në renditje”, tha Kasano. Gjithashtu shumë kritika kishte edhe për Dushan Vlahoviq.

“Nuk e njoh, është i varfër në gola. Ka shënuar 6 gola në 4 muaj me Juventusin. Të ishte te Fiorentina do të shënonte 17 gola në këtë kohë.

Po i bie entuziazmi. Thonë se mesfushorët nuk po e furnizojnë, por nuk mund ta besojë se një sulmuesi si ai, i atij brezi, nuk ka shënuar një gol të vetëm në këto tre ndeshje”, tha Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat