Allegri: Kemi arritur objektivin

Futboll

Allegri: Kemi arritur objektivin

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:34
Allegri: Kemi arritur objektivin

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Genoa-s, në orën 21:00, në stadiumin “Luigi Ferraris”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, i cili ka analizuar këtë takim për bardhezinjtë:

Sfida me Genoan– “Ndeshja ndaj Xhenoas është një ndeshje kampionati. Janë edhe tre javë nga fundi dhe ne duhet të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë.

Kemi arritur objektivin minimal për të qenë në zonën Champions dhe pas gjashtë ditësh do të luajmë finalen e Kupës së Italisë.

Do të përballemi me një ekip që lufton për mbijetesë. Dhe do të zbresë formacioni më i mire".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat