Dortmund dërgon ofertë për Paolo Dybala-n

Futboll

Dortmund dërgon ofertë për Paolo Dybala-n

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:41
Dortmund dërgon ofertë për Paolo Dybala-n

Sipas të përditshmes ‘Corriere dello Sport’, skuadra e Borusia Dortmundit, ka bërë një ofertë për Dibala-n, por argjentinasi nuk po nxitohet për vendimin e tij Mesfushori argjentinas do të largohet nga Juventus pas shtatë viteve aventurë, ndërsa në garë për të siguruar shërbimet e tij janë disa skuadra.

Inter shihej si skuadër favorite për Dibala-n, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Borusia Dortmund. Thuhet se gjiganti gjerman ka bërë një propozim me 4.5 milionë euro për vit, dhe një rol kyç në ndërtimin e projektit.

Dibala do të ishte zëvendësues i Erling Haaland të Dortmund, sa i përket rëndësisë në klub. 

Ylli argjentinas ka lënë të gjithë në pritje, dhe me gjasë do të marrë gjithë kohën e duhur për të marrë vendimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat