Sportisti vdes në moshën 45-vjeçare

Futboll

Sportisti vdes në moshën 45-vjeçare

Nga: K.G. Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:37
Sportisti vdes në moshën 45-vjeçare

Ish-futbollisti dhe përfaqësuesi i Sierra Leones, Lamin Conteh, i njohur edhe si Junior Tumbu, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin shtetëror në Kenema, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai vdes në moshën 45 - vjeçare.

Conteh ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në Sierra Leone, i dashur në atdheun e tij për driblimin e tij të mrekullueshëm.

Si lojtari më i talentuar në këtë vend afrikan, ai ishte një mesfushor ofensivë dhe luajti 18 ndeshje për kombëtaren dhe shënoi katër gola nga viti 1994 deri në 2002.

Në moshën 18-vjeçare, ai përfaqësoi Sierra Leonen në Kupën e Kombeve Afrikane në Tunizi në vitin 1994 dhe ndihmoi ekipin të kualifikohej për Kupën e Kombeve në Afrikën e Jugut dy vjet më vonë. 

Ai luajti për një numër klubesh duke përfshirë në Belgjikë Bershot dhe Meppen dhe Portugali Boavista dhe Varzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat