Trajneri i Bayernit flet për situatën e Lewandowskit

Futboll

Trajneri i Bayernit flet për situatën e Lewandowskit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 14:22
Trajneri i Bayernit flet për situatën e Lewandowskit

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka folur për situatën e fundit të Robert Lewandowskit, i cili mund të largohet nga Gjermania.

Sulmuesi polak ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023 dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë atë.

Në ndërkohë, po spekulohet se ai mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës që vjen, përkundër rezistimit të klubit nga “Allianz Arena”.

Dhe, në konferencë për shtyp, trajneri gjerman e ka zbuluar bisedën ndërmjet klubit dhe menaxherit të lojtarit.

“Bisedimet me menaxherin e tij, Zahavi kanë qenë të mira, kjo është gjithçka që di unë. Të gjithë ne e dimë se Pini është një person që i pëlqen të negociojë”, ka thënë fillimisht trajneri i ri gjerman.

“Ne duhet të jemi më shumë të qetë dhe të durueshëm. Qetësia është njëra prej karakteristikave të mia më të forta”, ka shtuar ai.

Në ditët apo javët në vazhdim do të dihet përfundimisht e ardhmja e futbollistit më të mirë në botë të dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA.

Nëse nuk e vazhdon kontratën, ai mund të shitet nga Bayerni gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para në verën e vitit 2023, kur edhe do t’i skadojë kontrata.

Bayerni e vlerëson Lewandowskin 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat