Moyes nuk i përmbajti dot nervat

Futboll

Moyes nuk i përmbajti dot nervat

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:25
Moyes nuk i përmbajti dot nervat

Trajneri i West Hamit, David Moyes, nuk i përmbajti dot nervat në sfidëd e kthimit në raundin gjysmëfinal të Europa League-s, në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit, ku skuadra e tij u mposht 1-0.

Trajneri skocez u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me forcë topin drejt një adoleshenti që kishte për detyrë të kthente topat në lojë kur përfundonin jashtë në zonën që ai mbulonte.

Djaloshi gjerman, kuptohet tifoz me ekipin vendës, nuk nxitonte për t’ua kthyer shpejt topin lojtarëve të skuadrës angleze e pikërisht ky qëndrim i tij bëri që Moyes të humbte toruan.

Në momentin kur Moyes po largohej nga fusha, djaloshi gjerman e ironizoi, duke u hakmarrë për veprimin e skocezit.

Eintrachti i Frankfurtit pati një takim me UEFA-n të premten, por nuk do të marrë asnjë masë ndaj të riut, të cilit nuk ia zbuloi identitetin.

Mësohet se kur u pyet për këtë episod, djaloshi ka komentuar: “Çfarë priste nga unë, të shënoja në portën e Eintrachtit?”

Një zyrtar i klubit gjerman ka thënë se tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe fokusi është në ndeshjet e ardhshme.”

UEFA do të shqyrtojë komentet e nxituara të Declan Rice, i cili shau arbitrin në tunel, duke e quajtur të korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat