Kumbulla flet për finalen e cila zhvillohet në Tiranë

Futboll

Kumbulla flet për finalen e cila zhvillohet në Tiranë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 00:05
Marash Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka folur për finalen e Konferencë Ligës e cila zhvillohet në Tiranë.

Roma dhe Feyenoord do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e Konferencë Ligë e cila do të mbahet në ‘Air Albania’.

Ndeshje speciale pritet të jetë për shqiptarin që luan te Roma, Kumbullan.

Me anë të një postimi në Instagram mbrojtësi e ka cilësuar si një emocion unik të luhet finalja evropiane në Shqipëri.

Ky është reagimi i plotë i Marash Kumbullas.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë AS Roma. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale evropiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Forca Roma”.

Ndeshja në mes Roma – Feyenoord zhvillohet më 25 maj, me fillim nga ora 21:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat