Asllani shkëlqeu kundër Interit, Adani habit me deklaratë

Futboll

Asllani shkëlqeu kundër Interit, Adani habit me deklaratë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:04
Asllani shkëlqeu kundër Interit, Adani habit me deklaratë

Asllani shkëlqeu me gol ndaj Interit/ Ish-lojtari zikaltër zbulon bisedën me trajnerin e Empolit: Më tha se e ardhmja shqiptarit është në…

Kristjan Asllani është një ndër talentet më të spikatur në Serinë A, ku nuk kanë munguar adhuruesit për ta bërë për vete mesfushorin shqiptar.

Gjatë një deklarate për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Interit, Daniele Adani ka zbuluar bisedën me trajnerin e Empolit, Aurelio Andreacoli për të ardhmen e 20-vjeçarit kuqezi:

“Përpara ndeshjes pata një bisedë me Andreacolin dhe e pyeta se ku mund të shkojë ky djalosh. Dhe ai tregoi fushën e ‘San Siro’-s, duke më thënë me shenjë që aty.

Lojtar i madh, lojtari më i mirë i ri në Serie A për mua.”, përfundoi Adani.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit në Serinë A, Asllani është aktivizuar gjithsej në 21 ndeshje nga ku ka shënuar 1 gol, këtë ndaj Interit dhe duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat