Cannavaro lartëson Juventusin

Futboll

Cannavaro lartëson Juventusin

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:16
Cannavaro lartëson Juventusin

I ftuar i Fabio Caressa dhe Ivan Zazzaroni në “Radio Deejay” ishte fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006. Fabio Cannavaro tregoi se çfarë do të thoshte për të të vishte fanellën e Juventusit, ku u transferua nga Interi në vitin 2004, duke krijuar mjaft bujë:

“Ti urren ose dashuron! Juve për mua ishte fat, sepse e kuptova dallimin mes lojës dhe fitores. Atje e kuptova se çdo e diel është një betejë, në çdo fushë të mbushnin me fjalë, të hidhnin vezë dhe shishe. Aty mësova filozofinë triumfuese: Merru me fushën dhe lufto kundër të gjithëve!”

Në mbyllje, ish-mbrojtësi italian shpalosi edhe favoritin e tij në luftën emocionuese të kampionatit, që dje e pa Interin për momentin në vendin e parë: “Duket se e bëjnë me qëllim. Disa të diela më parë dukej se të gjithë mund ta fitonin titullin. Tani, unë them se Milani është në avantazh, e shoh favorit”.

Çfarë kishte thënë para disa ditësh – Fabio Cannavaro, në një intervistë për “Il Mattino”, në lidhje me luftën për titullin në Serinë A kishte pohuar: “Zemra më thotë Napoli, por ato tri pikë më shumë të Milanit thonë se kuqezinjtë  janë më përpara se të gjithë”.

Cannavaro shtoi edhe diçka për Juventusin, ish-skuadrën e tij. Në lidhje me deklaratat e vazhdueshme të Allegrit, i cili flet vetëm për vendin e katërt, kampioni i botës më 2006 shtoi: “Max është një gënjeshtar kur thotë se nuk beson te titulli. Sa më shumë që e përsërit, aq më shumë unë mendoj se është i bindur se mund  t’ia dalë. Dhe bën mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat