Rrahmani: E kemi arritur qëllimin

Futboll

Rrahmani: E kemi arritur qëllimin

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:49
Rrahmani: E kemi arritur qëllimin

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani duke folur për ‘Dazn”, është shprehur i kënaqur me rezultatet e skuadrës së tij këtë sezon të garave.

‘Napolitanët’ renditen në pozitën e tretë me 71 pikë të tubuara, pozitë kjo që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ylli i ‘Dardanëve’, ka shfaqur performancë të lartë në sezonin e tij të parë tek skuadra nga ‘Diego Maradona’.

Rrahmani, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor te Napoli, thotë se skuadra e tij, e ka arritur objektivin e këtij edicioni.

“Ne e kemi arritur qëllimin, por kemi mundur të bënim edhe më shumë. Gjithsesi qëllimi është arritur”, tha Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani është një nga pikat kryesor edhe në Kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat