Objektiv i klubit të madh italian

Futboll

Objektiv i klubit të madh italian

Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:40
Objektiv i klubit të madh italian

Ylli i Nice, Khephren Thuram është në listën i Interit në afatin kalimtar të kësaj verë, raporton ‘Calcio Mercato’.

‘Nerazzurët’ të cilët po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat që titullin e kamponit ta rikthejnë në  shtëpinë e tyre, tashmë janë duke menduar edhe për përforcime gjatë kësaj verë.

21 vjeçari i skuadrës franceze, Nice është dëshira e internistëve. Interi Thuram-in e sheh mbështetës të kroatit Marcelo Brozovic.

Interi thuhet se tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të pytur rreth mundësisë së talentit francez në qytetin e Modës.

Ndryshe, Interi është duke e monitoruar edhe shqiptarin e Empolit, Kristjan Asllanin si dhe Morten Hjulmand e Leçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat