Ronaldo merr vendimin për sezonin e ardhshëm

Futboll

Ronaldo merr vendimin për sezonin e ardhshëm

Më: 10 maj 2022 Në ora: 08:09
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka marrë përfundimisht vendimin për sezonin e ardhshëm.

Ylli portugez në fakt dëshiron të qëndrojë në Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ua ka bërë me dije shokëve të skuadrës se është i gatshëm të mbetet në “Old Trafford” edhe në sezonin e ardhshëm, përkundër faktit se “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23.

E tash, siç shton tabloidi britanik, gjithçka do të varet nga dëshira e trajnerit të ri, Erik ten Hag dhe nga projekti i tij i ri.

Nuk dihet ende nëse trajneri aktual i Ajaxit do të llogarisë apo jo në CR7.

United po e kalon një sezon të tmerrshëm dhe klubi nga “Teatri i Ëndrrave” ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në ekip për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat