​Totti: Unë do të jem në Tiranë

Futboll

​Totti: Unë do të jem në Tiranë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:23
Francesco Totti

Legjendja e Romës Francesco Totti ka konfirmuar se ai do të jetë prezent në stadiumin “Air Albania” më 25 maj për të përcjellë ndeshjen finale të Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës së tij të zemrës, Romës dhe Feynoordit.

Ai ka thënë se do të udhëtojë me shumë dëshirë drejtë Tiranës për ta mbështetur skuadrën në të cilën ai e kaloi gjithë karrierën e tij futbollistike.

"Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur në një finale të garave evropiane për një kohë të gjatë Është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe do të shkojë atje me dëshirë për të luftuar deri në fund”, ka thënë Totti.

Ai më pas theksoi se Roma mund dhe duhet të përmirësohet me blerje të reja në afatin kalimtar të janarit.

“Roma mund të përmirësohet me blerje të drejta dhe të goditura. Aty është një nga trajnerët më të fortë në botë që di të menaxhojë grupin dhe që duhet të blejë, Drejtuesit do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë", ka thënë Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat