Pas 17 vite largohet nga Juventusi

Futboll

Pas 17 vite largohet nga Juventusi

Më: 12 maj 2022 Në ora: 14:50
Pas 17 vite largohet nga Juventusi

Mbrojtësi legjendar italian, Xhorxhio Kielini, ka vendosur t’i jep fund qëndrimit te Juventusi dhe të largohet nga Torino, në fund të sezonit.

Kjo do të shënojë fundin e një epoke në kampin e “Bianconerëve” që zgjati plot 17 vjet, në të cilën Kielini shijoi 9 trofe të Serisë A dhe 5 trofe të Kupës së Italisë.

“Kam dhënë gjithçka që kam pasur dhe shpresoj të kem lënë një trashëgimi pas. Kemi kaluar 10 vite fantastike për të cilat jam shumë krenar. Por tani është koha që të tjerët të ecin përpara.

Të hënën do të them lamtumirë para turmës vendase dhe nëse kam fuqi mund të performoj në Firence. Ky është vendimi im”, ka thënë mbrojtësi legjendar.

Kjellini (37 vjeç) erdhi në Juventus në vitin 2005 dhe me fanellën “bardhezi” luajti në 559 ndeshje, duke shënuar 36 gola dhe 25 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat