Zbulohet oferta që Reali po e përgatit për 17-vjeçarin e Dortmundit

Futboll

Zbulohet oferta që Reali po e përgatit për 17-vjeçarin e Dortmundit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 08:04
Youssoufa Moukoko.

Real Madridi raportohet se po përgatit një ofertë për talentin e ri të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko.

Sulmuesi që bëri debutimin e tij te skuadra gjermane në moshën 16-vjeçare në nëntor të vitit 2020, ka marrë vëmendjen e gjigantit spanjoll.

Real Madridi thuhet se e dëshiron transferimin e Moukokos në afatin kalimtar të verës. 

Sipas “Fichajes”, “Los Blancos” janë duke përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove dhe një kontratë katër-vjeçare për reprezentuesin gjerman.

17-vjeçari me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Youssoufa Moukoko regjistroi 16 paraqitje me Dortmundin këtë sezon në Bundesligë, teksa shënoi dy gola dhe regjistroi dy asistime. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat