Gjasula ishte shumë pranë Bundesligës

Futboll

Gjasula ishte shumë pranë Bundesligës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:03
Gjasula ishte shumë pranë Bundesligës

Një dramë e vërtetë është edhe në Bundesligën e Dytë sa i përket biletës që të dërgon në Play Off për ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.

Darmstadi i Klaus Gjasulës dhe Hamburg ndodhen në kuotën e 57 pikëve, por për momentin është Hamburg që mban vendin e tretë që të dërgon në Play Off.

Kjo pasi golavarazhi i tyre është plus 31, ndërsa i Darmstad plus 22.

Gafën e madhe e ka bërë Darmstad në javën e kaluar pasi humbi ndaj Duseldorf me shifrat 2-1.

Nëse ekipi i mesfushorit shqiptar do të kishte fituar, mund të arrinte edhe vendin e dytë që të jepte biletën direkte për ngjitje në Bundesligë pasi Werder Bremen ka 60 pikë. Megjithatë në rast humbje në ndeshjen e sotme, Werderi rrezikon shumë pasi golavarazhi i tyre është plus 20.

Në ndeshjen mes Duseldorf dhe Darmstad do të ndëshkohej me karton të kuq edhe Klaus Gjasula. Për këtë arsye, mesfushori shqiptar nuk do të luajë sot në ndeshjen e fundit dhe finalen e madhe të sezonit.

Darmstad do të pres në shtëpi Paderbonin, por e gjithë vëmendjen e tyre është e përqendruar të përballja e Hamburg që luan në transfertë me Hansën, ku një hap i gabuar, do t’i jepte biletën e shumëpritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat