Shqiptari që po e çon peshë Kroacinë!

Futboll

Shqiptari që po e çon peshë Kroacinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2022 Në ora: 12:44
Shqiptari që po e çon peshë Kroacinë!

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi, është lojtari më i trofeshëm në histori të Dinamos së Zagrebit, 11 tituj kampion, 6 Kupa të Kroacisë dhe tre Superkupa kombëtare.

Dinamo mundi të dielën 2:0 Shibenikun dhe fitoi titullin e ri. Kapiteni i Dinamos, Ademi është rikthyer dje në vendlindje, në stadiumin ku ka hedhur hapat e parë të futbollit pikërisht në Shibenik, ai fitoi trofeun e 20-të si lojtar i ekipit të Dinamos.

Mihael Mikiq dhe Tomisllav Butina ndjekin ikonën e Dinamos me 16 trofe të fituar në fanellën e “kaltër”, dhe nga brezi i sotëm më së shumti me trofe i është afruar Amer Gojak, duke grumbulluar 12 trofe.

 “Më vjen mirë që po shkoi kështu, të festoj titullin tim të preferuar në qytetin tim të lindjes, Shibeniku. Më duhet të them se Hajduku na shtyu përpara me lojërat e mira së fundmi.

Gjithçka është shumë më e lehtë me tifozët që na mbështesin. Kemi një tjetër ndeshje në ‘Maksimir’ me Hajdukun. Besojmë se do të kemi sukses në xhiron e fundit dhe do ta festojmë titullin në mënyrën e duhur”, tha futbollisti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat