Granit Xhaka ‘shpërthen’ pas humbjes

Futboll

Granit Xhaka ‘shpërthen’ pas humbjes

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:47
Granit Xhaka

Arsenali ka pësuar humbje ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 37-të në Premier League.

Pas ndeshjes ka folur Granit Xhaka, i cili ka thënë se nuk kanë bërë atë që ishte në plan të lojës.“Ne nuk bëmë atë që ishte plani i lojës, duke mos dëgjuar trajnerin, duke mos bërë gjërat tona.

Ajo që ndodhi ishte një shfaqje fatkeqësie. Ne nuk e meritojmë të luajmë Champions League. Ne nuk e meritojmë as të luajmë Europa League. Është shumë e vështirë për ta kalur këtë”, është shprehur Xhaka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat