Benfica zyrtarizon trajnerin e ri, është gjerman

Futboll

Benfica zyrtarizon trajnerin e ri, është gjerman

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:13
Benfica zyrtarizon trajnerin e ri, është gjerman

Është bërë i njohur emri i trajnerit të ri të Benfica-s.

Ekipi nga Lisbona do të drejtohet nga Roger Schmidt. Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024.

Këtë sezon, trajneri gjerman punoi te PSV dhe fitoi Kupën e Holandës dhe Superkupën.

Nelson Verissima, i cili ushtronte detyrën e trajnerit të Benfica-s që nga dhjetori, u largua nga skuadra, duke zënë vendin e tretë me ta në kampionatin portugez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat