Interi nuk i ndahet Kristjan Asllanit

Futboll

Interi nuk i ndahet Kristjan Asllanit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:41
Interi nuk i ndahet Kristjan Asllanit

Interi është në kërkim të formulës për transferimin e Kristjan Asllanit. Fillimisht u përfol për përfshirjen e sulmuesit Sebastian Esposito.

Tani në skenë ka dalë një tjetër emër dhe ai është portieri Michele Di Gregorio, i cili është i huazuar te Monza.

Nëse këta të fundit ngjiten në Serie A do ta blejnë për 4 milionë euro, ndryshe Interi synon ta përfshijë në operacionin për Asllanin.

Empoli ka nevojë për një portier, pasi Guglielmo Vicario është i huazuar nga Cagliari dhe për të po interesohet Fiorentina. Kështu Di Gregorio mund të jetë karta e Interit për Asllanin..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat