“Presioni” bardhezi jep efekt!

Futboll

“Presioni” bardhezi jep efekt!

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:57
“Presioni” bardhezi jep efekt!

Mesfusha është pika më e dobët e Juventusit. Bardhezinjtë prej kohësh kanë mungesë të madhe cilësie në këtë repart, drejtuesit e kanë të qartë dhe po insistojnë për rikthimin e Paul Pogba në Torino.

Mesfushori francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United. Më 30 qershor del lojtar i lirë, teksa e ardhmja e tij është e ndarë mes Juventusit dhe PSG-së.

Bardhezinjtë janë të avantazhuar, edhe falë bisedimeve intensive me përfaqësuesit ligjorë të Pogba. Klubi italian ka gati një pagë sezonale prej 8 milionë eurosh + 2-3 të tjera në formë bonusesh.

Kampioni i botës me Francën, ishte pjesë e Juventusit në vitet 2012-2016, gjatë së cilave fitoi 8 trofe. Pogba ka mbetur i lidhur me bardhezinjtë dhe prej sezonit të ardhshëm mund ta shohim sërish në Serie A.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat