Gjimshiti: Duam Europë

Futboll

Gjimshiti: Duam Europë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:00
Gjimshiti: Duam Europë

Atalanta do sfidojë Empolin në takimin e fundit të kampionatit italian. Zikaltrit e Gasperinit do të synojnë fitoren në Bergamo, për ta mbyllur mirë sezonin dhe për të siguruar një biletë në Conference League për sezonin e ardhshëm.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, e cilëson tepër të rëndësishme sfidën ndaj skuadrës toskane, aty ku do të ketë përballë Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme, do të jetë thelbësore të luajmë të fundit në shtëpi dhe mbi të gjitha duhet të përpiqemi për të fituar”, thekson lideri i prapavijës, teksa ndalet edhe tek ekipi kundërshtar.

“Empoli ka një lojë shumë të mirë, ata sulmojnë shumë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë, ka vetëm një rezultat të mundshëm, kjo është ajo që duhet të na motivojë.

Kualifikimi në Europë? Po, mundësitë i kemi, por ne nuk e kemi në dorë, varemi edhe nga të tjerët. Të fitojmë ndeshjen tonë ndaj Empolit në fillim, më pas të shohim”, përfundoi Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat