Incidenti me portierin e Aston Villës

Futboll

Incidenti me portierin e Aston Villës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 22:46
Incidenti me portierin e Aston Villës

Sapo gjyqtari kryesor vërshëlleu për përfundimin e sfidës mes City-t dhe Aston Villas, tifozët e kampionëve të saposhpallur u dyndën në fushë, për të festuar këtë titull dramatik.

Pikërisht në këtë moment i shënua një episod i rëndë, që sigurisht nuk do të kalojë pa u ndëshkuar: portieri i Villans, Robin Olsen, u godit në pjesën e pasme të kokës nga disa ultras të papërgjegjshëm të City-t.

Klubi i Manchester City-t ka reaguar me një qëndrim zyrtar për këtë incident, duke kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj portierit kundërshtar:

“Manchester City dëshiron t’i kërkojë sinqerisht falje portierit të Aston Villas, Robin Olsen, i cili u sulmua pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen e sotme, kur tifozët hynë në fushë. Klubi ka nisur një hetim të menjëhershëm dhe pasi të identifikohet, personi përgjegjës do t’I komunikohet ndalimi për një kohë të papërcaktuar në stadium".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat