Partizanin tenton transferimin e mesfushorit

Futboll

Partizanin tenton transferimin e mesfushorit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:22
Partizanin tenton transferimin e mesfushorit

Julian Shehi është kthyer në lider të mesfushës së Laçit këtë sezon, duke qenë kështu një nga titullarët fiks në formacionin e kurbinasve.

Kontrata e tij me bardhezinjtë përfundon në fund të këtij sezonit, me mesfushorin që pritet të largohet nga Laçit me parametra zero, pasi për rinovimin e tij nuk është biseduar asgjë.

Sipas “Panorama Sport”, duke parë edhe situatën e lojtarit me Laçin, te Partizani fërkojnë duart, pasi synimi i tyre për të përforcuar mesfushën e kuqe është pikërisht Shehu.

23-vjeçari kërkon një transferim jashtë vendi, por nëse kjo pistë nuk realizohet, demat e Dritan Mehmetit do të bëjnë edhe hapin e parë drejt mesfushorit për ta transferuar në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat