Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference

Futboll

Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:06
Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference

Kjo e mërkurë, 25 maj, shënon një moment historik për futbollin shqiptar me finalen e parë europiane që zhvillohet në vendin tonë.

Roma dhe Feyenoord do të përballen në “Air Albania” nesër në orën 21:00, për trofeun e parë të këtij kompeticioni, ndërsa aktualisht ekipi holandez sapo është akomoduar në hotelin ku do të qëndrojë në Tiranë, me italianët që para pak minutave u nisën për në Shqipëri.

Nga ana tjetër arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje kanë zbritur në fushë në stadiumin “Air Albania” për t’u stërvitur sadopak përpara këtij takimi.

Komiteti i arbitrave të UEFA-s ka zbuluar pak ditë më parë se rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen e Conference League 2022.

Kovacs është një arbiter që ka gjykuar në ndeshjet e kompeticioneve europiane që nga viti 2010 dhe do të marrë drejtimin e finales së tij të parë të kompeticionve të UEFA-s për klube. Këtë sezon, 37-vjeçari ka drejtuar në 10 ndeshje të kompeticioneve për klube të UEFA-s, duke përfshirë takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League ndërmjet Manchester City-t dhe Real Madrid.

Në 20 ndeshjet e fundit që ka drejtuar në arenën europiane, Kovacs ka dhënë 141 kartonë të verdhë ose 7 për ndeshje, 3 kartonë të kuq dhe 7 penallti.

Kovacs do të ndihmohet nga dy rumunë të tjerë, Vasile Florin Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene. Arbitri i katërt, Sandro Scharer, është nga Zvicra. I pari i VAR-it është caktuar gjemani Marco Fritz dhe ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Christian Dingert dhe Bastian Dankert.

Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference League 2022:

Arbitër kryesor: Istvan Kovacs (Rumani)

Asistentë: Vasile Florin Marinescu, Mihai-Ovidiu Artene (Rumani)

Arbitër i katërt: Sandro Scharer (Zvicra)

VAR: Marco Fritz (Gjermani)

Asistent VAR: Christian Dingert (Gjermani)

Mbështetje VAR: Bastian Dankert (Gjermani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat