Bayerni po e vëzhgon Rashfordin

Futboll

Bayerni po e vëzhgon Rashfordin

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:07
Marcus Rashford

Bayern Munich është duke e monitoruar situatën e Marcus Rashford te Manchester United.

Sulmuesi po shihet si njëri nga zëvendësuesit më të denjë të Robert Lewandowskit që duket se do i ndajë rrugët me bavarezët që në verë.

Ndonëse, siç raporton Telegraph, lojtari është shumë i vendosur për t’u rikthyer si titullar te “Djajtë e Kuqë”, kjo nuk po i pengon kampionët gjermanë të tentojnë për sulmuesin.

Anglezi nuk pati minutat e dëshiruara këtë sezon nën drejtimin e Ralf Rangnick, diçka që pret të ndryshojë me ardhjen e Erik Ten Hag.

Në anën tjetër, me largimin e mundshëm të Lewandowskit, Bayerni, pos Rashfordit, do të tentojë edhe Harry Kane dhe Edinson Cavani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat