Ibra mbyll vitin për shkak dëmtimi

Futboll

Ibra mbyll vitin për shkak dëmtimi

Më: 26 maj 2022 Në ora: 10:53
Ibra mbyll vitin për shkak dëmtimi

Ibra mbyll vitin për shkak dëmtimi!

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende në dyshim dhe gjuri i suedezit e ka komplikuar edhe më shumë atë. Sulmuesi ka kryer një operacion në gju menjëherë pas festës së titullit dhe konfirmohet se rikuperimi do të marrë të paktën 8 muaj kohë.

Pavarësisht kësaj, te Milani janë gati t’i ofrojnë një tjetër kontratë sulmuesit 41-vjeçar, por natyrisht me pagë më të reduktuar, duke qenë se Ibra do të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit 2023.

Tani topi kalon në këmbët e Ibrës, që do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë, apo do të varë këpucët në gozhdë, duke qenë se dy vitet e fundit ka pasur dëmtime shumë të shpeshta, të cilat nuk e kanë lejuar të nxjerrë në pah cilësitë e tij në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat