Flet për sjelljen e tifozëve në Tiranë

Futboll

Flet për sjelljen e tifozëve në Tiranë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:02
Flet për sjelljen e tifozëve në Tiranë

Një panik dhe tmerr i vërtetë ishte në Tiranë një ditë para finales së Conference League.

Policia duhej të përballej me dy tifozeritë, Romës dhe Feynord, që kishin dalë tërësisht nga binarët. Ndërkohë Mentor Kikia i ftuar në “Open” që transmetohet në “News 24”, ka prekur edhe pjesën e inferioritetit që kanë shqiptarët.

“Tani duhet të futemi tek pjesa e inferioritetit tonë se po të ishin disa shqiptarë tifozë jashtë do fillonim ne, na nxinë faqen, na turpëruan.

Ndërsa sot kemi tifozë të huaj këtu. Kujtojmë se policia jonë protestuesit e Teatrit i shtriu në tokë. Ne nuk duhet të na kompleksojë duhet t’i pranojmë disa gjëra, nuk do të na shohë dikush me sy të keq nëse nuk i ndalojmë dot të thyejnë xhama. Pra është një kompleks që kemi me vet.

Duhet të kemi më shumë respekt për veten.”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat